e enjte, 7 mars 2013




DHELPRA DHE CJAPI
Na ishte seç na ishte...

Një ditë një dhelpër ra në pus. U mundua sa u mundua por nuk doli dot. Pastaj vendosi të presë, sepse nuk dinte si të dalte. Një cjap e kishte marrë etja, dhe erdhi tek pusi për të pirë ujë. Aty pa dhelprën brenda, dhe e pyeti:
- O dhelpër, a është uji i mirë?
Dhelpra filloi ta lavdojë e ta mburrë qartësinë dhe kthjelltësinë e ujit sa s'ka më. Pastaj i tha,
- Hajde më mirë këtu poshtë, se këtu e shijon më mirë.
Cjapi zbriti poshtë, pasi e kishte marrë etja pa se nuk dilte dot nga pusi.
- Si t'ja bëjmë tani? - tha cjapi. Si do të dalim prej pusit?
Dhelpra i tha:
- Mos u bëj merak. Kam menduar unë për të dy. Shiko si do të dalim...


Çoji këmbët e para në murin e pusit dhe afroji brirët. Kur të
ngjitem unë lart mbi kurrizin tënd, do të të tërheq dhe do të të ndihmoj edhe
ty.
Cjapi pranoi. Dhelpra këceu në shpatullat e tij, qëndroi në brirë, doli prej pusit dhe filloi të largohet.

Cjapi i thirri: - O dhelpër, po mua më harrove?
Cjapi e qortoi që nuk e mbajti fjalën e dhënë. Dhelpra u kthye e i tha:
- I dashuri cjap, sikur të kishe aq mend sa ke qime në mjekër, ti as
që do të zbritje në pus para se të mendoje se s'do kishe për të dalë.

Gjeli qeni dhe dhelpra

Gjeli qeni dhe dhelpra

Na rronin njëherë një plak e një plakë. Ata ishin shumë të varfër. Nuk kishin gjë tjetër, veç një gjel e një qen.
Një ditë qeni i tha gjelit:
Eja, gjel i dashur, të shkojmë në pyll, të gjejmë ndonjë gjë për të ngrënë.
U nisën. Kur po errej, u futën në pyll dhe zgjodhën për të fjetur një pemë me zgavër. Gjeli hipi në pemë, qeni u fut në zgavër.

Në mëngjes gjeli nisi të këndonte: ki!- kii! - kiii!
Me ta dëgjuar dhelpra, iu afrua pemës dhe filloi të lavdëronte gjelin.
- Sa i bukur qenke, o gjel! Sa zë të ëmbël që paske! Eja sot për drekë tek unë, se të dua shumë!
- Mirë, - i tha gjeli, - por unë kam edhe një shok.
- Ku është shoku yt? - pyeti dhelpra.
- Ja, atje, në zgavër, iu përgjigj gjeli.
Dhelpra iu afrua zgavrës dhe futi kokën.
Qeni e kapi për fyti dhe e mbyti.

PULA E VOGEL E KUQE



PULA E VOGEL E KUQE
 
Na ishte seç na ishte.

Na ishte njё pulё e kuqe qё banonte nё njё shtёpi tё vogёl bashkё me njё patё, njё mace dhe njё qen.

Pata ishte shumё llafazane. Ajo bёnte muhabet me komshinjtё gjithё ditёn e ditёs.

Maces i pёlqente shumё vehtja. Ajo krihej, drejtonte mustaqet, dhe pastronte thonjtё gjithё ditёn e ditёs.



Qeni ishte gjumash. Ai merrte njё sy gjumё nё shilaresin para shtёpisё gjithё ditёn e ditёs.


Pula e vogёl e kuqe bёnte gjithё punёt e shtёpise. Ajo gatuante, pastronte, lante dhe pastronte rrobat, nxirrte plehrat pёrjashta, priste barin nё bahçe, pastronte gjethet e rёna, dhe bёnte edhe pazarin.

Njё ditё, tek po shkonte rrugёs pёr nё pazar, pula e vogёl e kuqe gjeti disa kokrra grurё. Ajo i mblodhi dhe i futi nё xhepin e pёrparёses.

Kur shkoi nё shtёpi, pula e vogёl pyeti shokёt e saj “kush do ti mbjelli kёto kokrrat e grurit?”

“Unё nuk i mbjell” tha pata.
“As unё” tha macja.
“As unё” tha qeni.


“Atёhere po i mbjell unё” tha pula e kuqe.
Pula e kuqe i mbolli kokrrat e grurit.

Nga kokrrat e grurit mbinё fije te vogla tё gjelbra. Pula e kuqe u gёzua shumё.
“Pa shikoni, ka mbirё gruri. Kush do tё kujdeset pёr grurin gjatё verёs?”

“Unё nuk kujdesem” tha pata.
“As unё” tha macja.
“As unё” tha qeni.


Pula e kuqe u kujdes pёr kallinjtё e grurit gjithё verёs. Ajo i ujiste dhe nuk linte barishtet e kёqija tё mbinin dhe ti zinin frymёn grurit tё vogёl. Nga fundi i verёs gruri ishte rritur e ishte zgjatur. Me kalimin e kohёs kallinjtё e grurit morёn ngjyrёn e arit.

Atёhere, pula e kuqe pyeti shokёt. “Kush do tё mё ndihmojё qё ta korrim grurin?”
“Unё nuk e korr” tha pata.
“As unё” tha macja.
“As unё” tha qeni.


Pula e kuqe e korri grurin dhe e qёroi me kujdes. Ajo i ndau farat nga kashta dhe e ngarkoi grurin nё njё karrocё dore.“Miq, tani duhet ta bёjme miell, qё pastaj ta bёjme bukё. Kush do ta çojё grurin nё mulli?”

“Unё nuk vete dot” tha pata.
“As unё” tha macja.
“As unё” tha qёni.


“Atёhere po shkoj vetё” tha pula e kuqe.
Mullixhiu e bloi grurin dhe ia dha pulёs sё kuqe nё njё thes tё vogёl plot me miell. Pula e kuqe e vuri qesen me miell nё karrocёn e dorёs dhe shkoi nё shtёpi.


Njё mёngjes, pula u çua herёt dhe tha:
“Sot ёshtё njё ditё shumё e bukur. Sot do tё gatuaj njё bukё tё mirё e tё ngrohtё me miellin e grurit. Kush do tё mё ndihmojё tё bёjme bukё?”

“Unё nuk tё ndihmoj dot” tha pata.
“As unё” tha macja.
“As unё” tha qёni.

Pula e vogёl filloi punёn vetё. Ajo trazoi miellin me vezёt dhe gjalpin. Ajo bёri brumin, i dha formёn e bukёs, dhe e vuri nё furrё qё tё piqej.

Era e bukёs se freskёt u pёrhap gjithandej. Sa erё emirё vinte buka e freskёt! Pata pushoi sё foluri, macja pushoi sё krehuri dhe qeni u ngrit nga gjumi.

Tё gjithё erdhёn nё kuzhinё. Pula e vogёl e nxorri bukёn nga furra dhe tha “Kush do tё mё ndihmojё qё ta hamё bukёn?”

“Unё” tha pata,
“Unё” tha macja.
“Unё” tha qёni.

“Hmmm” tha pula e kuqe.
“Kush e mbolli grurin?” --- Unё.
“Kush e korri grurin?“ --- Unё.
“Kush e çoi nё mulli?” --- Unё
“Kush e pruri miellin nё shtёpi, kush e bёri bukёn?” --- Unё.
“Ju nuk mё ndihmuat.”
“Tani, bukёn do ta ha vetёm unё.”

Pula hёngri bukёn dhe u kёnaq.
Patёs, maces dhe qenit ju shkoi goja lёng.

Arushi qe kerkonte babane!

Arushi qe kerkonte babane!
Pylli ishte zgjuar si perdite. Zogjte fluturonin dhe i jepnin pyllit embelsi me cicerimat e tyre. Kafshet luanin me njeri tjetrin. Te gjithe ishin te gezuar.
Por papritur kete atmosfere te bukur e prishi nje ze qe qante. Lepurushi, ketrushi dhe iriqi qe ishin duke kercyer nderprene vallen dhe u drejtuan nga vinte e qara.
Kur miqte pane nje arush te vogel te ulur mbi nje gur dhe qante.
- Pse po qan? - e pyeti lepurushi.
- Kam humbur babin. - tha arushi duke qare.
- Po si ta quajne babin ty? - i tha iriqi.
- Babi ma quajne. - tha arushi i vogel.
Kafshet e tjera qeshen nga pergjigja e arushit te vogel por lotet e tij ben qe ata te heshtin.
- Si thone shoke, ta ndihmojne arushin qe te gjej babane? - tha lepurushi
- Ta ndihmojme, ta ndihmojme- thane te gjithe miqte e pyllit.
- Do vij dhe une me ju qe tju ndihmoj te gjeni rrugen. - tha nje zog i bukur.
- Hipni ne makinen time - tha ketrushi, dhe te gjithe se bashku u nisen qe te takonin te gjithe arinjte qe ishin ne pyll. Njeri prej tyre do te ishte babi i arushit te vogel.
Dha ja ndaluan para nje Berberhaneje ku punonte si berber nje ari.
Shoket hyne brenda dhe pane ariun qe po qethte nje cjap.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Po une jam beqare more - ia ktheu ariu berbere dhe po qeshte me te madhe bashke me cjapi. Miqte u nisen drejt rrobaqepsise se aty punonte nje ari tjeter si rrobaqebes.
Ariu rrobaqebes ishte duke qepur pantallonat e nje gomari.
- Po ku i ke grisur keshtu pantallonet o gomar? - tha ariu
- Duke ngrene gjemba usta - ia ktheu gomari.
nderkohe hyne miqte tane.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Femijet e mi nuk largohen kurre nga shtepia pa mare leje - tha ariu rrobaqebes pa kthyer koken qe te shihte.
Miqte u nisen drejt ariut peshengrites.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Mmmm- beri ariu dhe i tregoi miqve femijet e tij qe ishin radhutur ne stervitje.
- Femijet e mij nuk jane ngordhalaqer - shtoi ariu
Miqte te deshperuar u nisen drejt ariut fotograf.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Jo - tha ariu
- Ju lutem na ndihmoni te gjeme babane e ketij arushi se ky nuk mban mend as emrin e babait - iu lut ketrushi ariut fotograf.
Po, patjeter, - tha fotografi - une do ju tregoje fotografite e gjithe arinjve te pyllit tone.
Dhe keshtu beri po i tregonte arushit te vogel gjithe fotografite e arinjve, ariun gjuetar, ariun berber, ariun rrobaqepes, ariun peshengrites dhe kur i tregoi fotografine e ariut artist, arushi i vogel u hodh nga zemi dhe therriste.
- babi, babi ime, babi ime!
Te gjithe u kenaqet qe e gjeten se cili ishte babi i arushit te vogel.
Pasi ariu fotgraf i beri nje foto te gjitheve, ata u nisen drejt zirkut.
Sa arriten te dera, arushi i vogel therriste.
- O ba, babi!
Ariu artist degjoi zerin e te birit dhe doli shpejt perjashta.
Arushi iu hodh ne qaf, e puthi dhe i tha.
- Babi une humba!
Ariu artist i falenderoi kafshet e pyllit qe e kishin ndihmuar djalin e tij dhe i ftoj te gjithe per te para shfaqjen.
Te gjithe ishin te gezuar.

Borebardha edhe shtat xhuxhat!

Borebardha edhe shtat xhuxhat!

Një herë e një radhe
ne një keshtjelle te bardhe
jetonte një princeshe
me emrin Borebardhe.

Po si për çudi
kjo princeshe me zemër flori
nuk ishte e lumtur aspak
se na kishte një njerke si gjelat.

Njerka fare nuk e donte
dhe shumë shumë e mundonte
donte qe ajo te vdiste
se nga bukuria e saj xheloze ishte.

Por njerka me shum u terbua
kur Borebardha me një Princ u dashurua
Kështu Njerka ushtarin e saj urdheroj
qe Borebardhen menjeher ne mal ta ekzekutoj.

Po ja qe ushtari na kishte qenë zemër bardhe
e la Borebardhen te lirë atje ne mal
dhe vajza e tmerruar ne pyll vrapoj
e fati te shpia e shtat xhuxhave e dërgoje.

Ou po Njerka na kishte qenë edhe shtrige
e zbuloj qe Borebardha ne mal kishte ike
kështu vendosi qe ta helmonte
qe ajo kurr te lumtur të mos e shikonte

U vesh me rroba si varfanjake
një shport me molle ne dorë e mbante
Borebardhes një molle te kuqe i ofroj
dhe me një herë atë e helmoj

Kur xhuxhat janë kthyer ne shtepi
O Zoti i madh q'te shinin me sy
e gjeten Borebardhen te shtrire pa jetë
janë pikelluar te shtatë xhuxhat krejt.

Të mërzitur xhuxhat filluan te mendonin
se si me Borebardhen ata te vepronin
s'dinin q'te bënin s'mund ta varrosnin
ne një arkivol prej xhami atë e vendosin.

Por pa pritur ne një kale te bardhe
Na vjen një Princ si ne perralle
me ditë te tera Borebardhen kërkonte
se atë shum e dashuronte.

Kur Princi nga xhuxhat
gjith historin e dëgjoj
vendosi qe për herë te fundit
Borebardhen ta puth e perqafoj.

Por Borebardha nga puthja u ringjall
se ishte e dashuruar me princin me kale te bardhe.
jetuan ata te lumtur përgjithmonë
se edhe njerken xhuxhat e kishin vrar ma s'jeton.

Shqiponja e dhelpra

Shqiponja e dhelpra
Shqiponja e dhelpra lidhën miqësi dhe vendosën të banojnë afër njëra-tjetrës, për ta përforcuar kështu edhe më tepër miqësinë. Shqiponja fluturoi në një dru tepër të lartë dhe ndërtoi çerdhen; ndërsa dhelpra mbeti në një kaçubë nën drurin dhe aty polli këlyshët.
Njëherë dhelpra doli për të gjuajtur, kurse shqiponja që kishte mbetur pa ushqim, fluturoi poshtë tek kaçuba, ia rrëmbeu këlyshët dhelprës dhe i hëngri bashkë me shqiponjat e veta të vogla. Kur u kthye dhelpra pa se çka i kishte ndodhur, nuk u pikëllua aq për zhdukjen e të vegjëlve të vet se sa për atë që nuk mund të hakmerrej. Nga toka ajo nuk mund t'i bënte gjë shpenzës në ajër. Prandaj zuri vend pak larg dhe filloi ta mallkojë armiken - çka është e vetmja armë e të dobëtve dhe e të pafuqishmëve.
Megjithatë, shqiponja që e theu miqësinë, e mori shpejt dënimin. Njëherë, kur disa barinj piqnin mish në prush, ra poshtë fluturimthi dhe rrëmbeu një copë mish, në të cilin kishte mbetur një bacë. Posa e çoi mishin në çerdhe të vet, ia nisi të fryejënjë erë e fortë, dhe prej gacës morën flakë degët e holla e të thata e kështu shpërtheu një flakë e madhe.
Nga kjo, zogjët e vegjël të shqiponjës, meqënëse ishin pa krahë, ranë në tokë gjysëm të djegur. Dhelpra vrapoi dhe i gëlltiti në sy të shqiponjës.
Përrallëza tregon se ata që shkelin miqësinë, edhe në i shpëtofshin hakmarrjes, prapëseprapë nuk do t'i shpëtojnë dënimit t¨emerituar.

Chep and dale


BARNIE


e martë, 5 mars 2013

pingu


timmy time


timmy time


Xhelozia: A është në jetën e fëmijës?





Xhelozia: A është në jetën e fëmijës?

Vështirë se do të gjeni dikë, të ndershëm dhe të sinqertë me veten e tij, të cilët mund të argumentojnë se nuk ka kurrë xhelozi. Kjo është arsyeja pse xhelozia e fëmijës është normale.

Brenda shtëpisë, kur sjellja e prindërve ndaj fëmijëve të tyre është e saktë, ndjenjë e butë e xhelozisë mund të përkeqësojë tendencat atletik të fëmijës në përpjekje për zbatimin e rrethit të familjes. Një nxitje e tille  mund të ndryshohet për të luajtur dhe për të kontribuar pozitivisht në studim sociale për trajtimin e jetës. Familja është mjedisi më i përshtatshëm për të marrë fëmija këto përvoja, pasi struktura dhe hierarkia e familjes kanë shumë të përbashkëta me formimin e shoqërisë moderne.

Por kur Reagimet e fëmijës (dhe kjo ndodh më shpesh në moshën 2-4 vjet) marrin formën e xhelozisë së dhunshme dhe me shpërthime te renda duhet të pyesim cili eshte  shkaku.
Ka dy arsye kryesore që zakonisht fshihen pas reagimit të tillë i fëmijës. Ndjenja e pasigurisë në familje, shoqeri, shkolla dhe vetëdijes, por nuk pranojnë një humbje të caktuar ose mposhtje të konsiderueshme per atë.
Pra, ndonjëherë jeta e fëmijës është helmuar në qoftë se ne të rriturit me sjellje te  gabuar krijojm kushtet e pasigurisë, e cila është një komponent thelbësor i xhelozisë. Krijohet, një zinxhir të ngjarjeve dhe emocionet që karakterizojnë dhe theksojnë aspektet e këqija të natyrës njerëzore. , Egoizmi Arroganca, zemërimi, armiqësi, agresion, ankthi, madje edhe fazat e sjelljes së fëmijëve dhe zhvillimit që kishin kapërcyer kohë më parë.

Xhelozia dhe mungesa e besimit dhe vetë-respekt, si për shembull, nje femije 3 vjec , që rifillon të zvarritet, dëshiron qumësht serisht me biberon, edhe pse e ka lënë atë një vit më parë, flet ashtu si vëllai i tij qe eshte 20 muajsh. Shpesh prindërit merakosen. Jo shqetësim i pa justifikuar! Fëmija thjesht do sigurim per dashurin tuaj, dhe te terheqi vemendjen. .
Fëmijë mund të jetë xheloz per një ose më shumë persona, si ne familje, ne  shkolle po ashtu dhe kudo. Por xhelozia shfaqet me shum ndaj motrave ose vellezerve te tij, por kjo sdo te thot se femijet e vetme nuk behen xheloz.
Per prinderin rralle do te behen xheloz. Sigurisht, kur fëmija e sheh babain dhe nënën ne perqafim  ose bisedojne me njëri-tjetrin butësisht, shpesh terheq  njërin  nga te dy per tu ndare. Ky reagim nuk eshte xhelozi por thjesht, dëshiron dhe ai të marrë pjesë në gëzimet, dhe perqafimet. Nevrikoset kur nuk i japin rëndësi edhe për një moment, dhe kërkon me  mënyrën e tij nga dy të bëhen tre. Sapo ia arrin qellimit tregon me cdo menyre lumturin dhe gëzimim e tij.
Çdo fëmijë ka individualitetin e vet, personalitetin e vet. Ne duhet te respektojme, por edhe te gezohemi.
Nuk duhet të sugjerojnë trajtim të favorshëm të fëmijës më të talentuar, qoftë djalë apo vajzë në drejtim të kundërt, ose fëmija i parë drejt kundërta dytë ose zëvendës. Unë përpiqem të theksoj se ndoshta asgjë nuk është më e keqe se te krahasosh fëmijët midis tyre, si dhe nga trajtimi i pabarabartë.
Përpjekjet e fëmijës me te madh për pavarësi është e qartë se është e drejtë për të inkurajuar, dhe qëndrimi ynë për atë duhet të njihet dhe nderon pjekuri më të madhe.
Fëmija më i vogël duhet të ketë sa më shumë kujdes është e nevojshme. As më shumë e as më pak. Natyrisht dashuri intensive për këtë ngjarje që të shmanget para se fëmija i madh te behet xheloz. Gjithmone ka kohe per ne prinderit qe cdo femi te kete perqafimin e tij dhe dashurine prinderor.



EDUKIMI I FEMIJEVE



EDUKIMI I FEMIJEVE-Dashuri  inkurajim dhe shpërblimiTë gjithë prindërit duan të edukojnë fëmijët e tyre siç duhet. Tashmë, nga koha qe presin për ta sjellur në botë, pergatiten duke lexuar, vëzhguar rreth për ti dhënë femijes trajtimin më të mirë qe ata munden.
Edukimi ka për qëllim të ofrojë ndihmë të fëmijës në çdo moshë përshtatur me qëllim të zhvillimit normal dhe krijimin e një personaliteti të pavarur dhe të integruar. Ajo fillon me hapa të vegjël, nga ditët e para të jetës së fëmijës, me qëllim të organizimit të programit ditor, vazhdon me më shumë kohë dhe përpjekje, në moshën parashkollore për t'u bërë mjaft episodik në adoleshencë.Arsimi varet nga mosha, por edhe personalitetin e çdo fëmije. Informacioni gjenetik trashëguar nga prindërit e tyre në masë të madhe paracakton personalitetit. Por kjo është shprehur me variacione të tilla të mëdha, të cilat rrallë mund të dy njerëz-edhe nëse ata janë binjakë, janë të ngjashme.Për çdo fëmijë ka nevojë për një qasje të ndryshme. Megjithatë, ekzistojnë rregullat e mëposhtme themelore që zbatohen në të gjitha rastet:DashuriPër të gjithë njerëzit që u rritën në një mjedis që ofrohen atyre dhe treguan ndaj tyre dashuri, është vetë-evidente. Por ka prindër të cilët besojnë se ata janë shkatërruese, sepse ata kanë frikë se ata do të shfrytëzohen. Sigurisht, ky është një keqkuptim i madh!Sa me i vogel te jete femija aq me shum duhet ti tregojme dashurinë tonë. Fëmija e kupton qe shumë i vogël i cilet tashmë e duan atë, dhe reagon në përputhje me rrethanat.Nëse ju jeni të sigurt për këtë, dhe ai do të përpiqet të tregojë të njëjtën dashuri dhe veprimet e tij për të kënaqur prindërit e tyre. Sigurisht që ju duhet të shmangin ekseset dhe dashuri për të dalluar nga sjellja e vazhdueshme fundosje dhe paqëndrueshmëria, situata dhe shfrytëzon e tyre të çojë në efekte negative.Shpërblim dhe inkurajimNdryshe nga dënimi, shpërblimi është një rezultat befasues, sepse ajo rrit besimin e fëmijës.Për atë që mëson cdo gje të re apo të mirë, duhet të shpërblehet. Ne kemi nevojë për të forcuar çdo përpjekje për të kryer procedurat janë të sakta dhe korrespondojnë me moshën, pa hiperbolë që plotësojnë ambiciet dhe tendencat egoiste e prindërve të tyre dhe gjithashtu të rrezikshme për fëmijën.




Mirësevini! 
Këtu do të gjeni vargje, këngë, vjerrsha, përralla, video e shumë e shumë të tjera për fëmijë. Dëshira ime është që kjo faqe t'ju shërbejë fëmijëve dhe prindërve të rinj që kërkojnë materiale për fëmijët e tyre.