e enjte, 7 mars 2013

Arushi qe kerkonte babane!

Arushi qe kerkonte babane!
Pylli ishte zgjuar si perdite. Zogjte fluturonin dhe i jepnin pyllit embelsi me cicerimat e tyre. Kafshet luanin me njeri tjetrin. Te gjithe ishin te gezuar.
Por papritur kete atmosfere te bukur e prishi nje ze qe qante. Lepurushi, ketrushi dhe iriqi qe ishin duke kercyer nderprene vallen dhe u drejtuan nga vinte e qara.
Kur miqte pane nje arush te vogel te ulur mbi nje gur dhe qante.
- Pse po qan? - e pyeti lepurushi.
- Kam humbur babin. - tha arushi duke qare.
- Po si ta quajne babin ty? - i tha iriqi.
- Babi ma quajne. - tha arushi i vogel.
Kafshet e tjera qeshen nga pergjigja e arushit te vogel por lotet e tij ben qe ata te heshtin.
- Si thone shoke, ta ndihmojne arushin qe te gjej babane? - tha lepurushi
- Ta ndihmojme, ta ndihmojme- thane te gjithe miqte e pyllit.
- Do vij dhe une me ju qe tju ndihmoj te gjeni rrugen. - tha nje zog i bukur.
- Hipni ne makinen time - tha ketrushi, dhe te gjithe se bashku u nisen qe te takonin te gjithe arinjte qe ishin ne pyll. Njeri prej tyre do te ishte babi i arushit te vogel.
Dha ja ndaluan para nje Berberhaneje ku punonte si berber nje ari.
Shoket hyne brenda dhe pane ariun qe po qethte nje cjap.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Po une jam beqare more - ia ktheu ariu berbere dhe po qeshte me te madhe bashke me cjapi. Miqte u nisen drejt rrobaqepsise se aty punonte nje ari tjeter si rrobaqebes.
Ariu rrobaqebes ishte duke qepur pantallonat e nje gomari.
- Po ku i ke grisur keshtu pantallonet o gomar? - tha ariu
- Duke ngrene gjemba usta - ia ktheu gomari.
nderkohe hyne miqte tane.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Femijet e mi nuk largohen kurre nga shtepia pa mare leje - tha ariu rrobaqebes pa kthyer koken qe te shihte.
Miqte u nisen drejt ariut peshengrites.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Mmmm- beri ariu dhe i tregoi miqve femijet e tij qe ishin radhutur ne stervitje.
- Femijet e mij nuk jane ngordhalaqer - shtoi ariu
Miqte te deshperuar u nisen drejt ariut fotograf.
- Me falni - tha lepurushi - mos eshte valle ky arushi djali juaj?
- Jo - tha ariu
- Ju lutem na ndihmoni te gjeme babane e ketij arushi se ky nuk mban mend as emrin e babait - iu lut ketrushi ariut fotograf.
Po, patjeter, - tha fotografi - une do ju tregoje fotografite e gjithe arinjve te pyllit tone.
Dhe keshtu beri po i tregonte arushit te vogel gjithe fotografite e arinjve, ariun gjuetar, ariun berber, ariun rrobaqepes, ariun peshengrites dhe kur i tregoi fotografine e ariut artist, arushi i vogel u hodh nga zemi dhe therriste.
- babi, babi ime, babi ime!
Te gjithe u kenaqet qe e gjeten se cili ishte babi i arushit te vogel.
Pasi ariu fotgraf i beri nje foto te gjitheve, ata u nisen drejt zirkut.
Sa arriten te dera, arushi i vogel therriste.
- O ba, babi!
Ariu artist degjoi zerin e te birit dhe doli shpejt perjashta.
Arushi iu hodh ne qaf, e puthi dhe i tha.
- Babi une humba!
Ariu artist i falenderoi kafshet e pyllit qe e kishin ndihmuar djalin e tij dhe i ftoj te gjithe per te para shfaqjen.
Te gjithe ishin te gezuar.

Nuk ka komente:

Posto një koment